Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Escobar: Marrëveshja e Ohrit – historike

Gazeta10
13 April 2023 - 22:47

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka cilësuar historike marrëveshjen që Kosova dhe Serbia arritën në shkurt dhe mars në përpjekjet për normalizim raportesh.

Escobar, që ka përcjellë nga afër takimin e 18 marsit në Ohër të Maqedonisë, ka thënë se marrëveshja është për marrëdhënie miqësore e konstruktive.

“Më duhet të them se për sa i përket çështjes Kosovë-Serbi, ajo që kemi në këtë Marrëveshje të re të Normalizimit është një marrëveshje historike për marrëdhënie miqësore, konstruktive mes dy partnerëve që nuk kanë pasur shumë besim. Ajo marrëveshje, e cila u bë e mundur nga Bashkimi Europian, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, u mbështet pothuajse në çdo aspekt nga vendet e rajonit. Negociatat u zhvilluan në Maqedoninë e Veriut dhe nuk do të kishte ndodhur pa mbështetjen e tyre. Por ajo u mbështet edhe nga qeveritë e Shqipërisë dhe Kroacisë dhe të tjerë në rajon. Dhe ne shohim një rol shumë të rëndësishëm për Shqipërinë në stabilitetin rajonal. Dhe kjo është e vërtetuar”, ka thënë ai të enjten në “Top-Channel”.

Kosova dhe Serbia në shkurt arritën dakordim në Bruksel për rrugën drejt normalizimin e raporteve. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u dakorduan për përmbajtjen e një plani evropian për normalizim. Më 18 mars, në Ohër ata u dakorduan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Ndonëse nuk pati nënshkrim, marrëveshja nga ndërmjetësi, Bashkimi Evropian, është vlerësuar si obligative.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.