Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Escobar në Kanal10: Kosova të vendosë vet për Ballkanin e Hapur, i përkrahim iniciativat 

Gazeta10
19 October 2022 - 21:00

I dërguari i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka komentuar Ballkanin e Hapur. 

Escobar në një intervistë ekskluzive për Kanal10, ka thënë se përkrahin iniciativa të tilla, por që i takon Kosovës të vendosë nëse dëshiron të bëhet pjesë e saj, raporton Gazeta10. 

“ShBA-ja i përkrahë të gjitha nismat që e afrojnë rajonin ekonomikisht, duke përfshirë Ballkanin e Hapur. Por, ato duhet të jenë në përputhje me Procesin e Berlinit, duhet t’iu afrojnë me Evropën. Nismat duhet të rreshtohen me Evropën, dhe duhet të jenë gjithëpërfshirëse për të gjitha vendet e rajonit, pa asnjë kusht. I përket Kosovës të vendosë nëse dëshiron të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur, por besoj se të gjitha elementet e bashkëpunimit ekonomik e ndihmojnë rajonin.”, ka thënë ai./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.