Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Escobar: Pajtohem me O’Brien, tani duam njohje të përhershme dhe formale të Kosovës nga Serbia

Gazeta10
24 February 2024 - 8:16

Emisari Amerikan përBallkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës dhe ka paralajmëruar pasoja nëse vazhdohet me këtë kurs por ka përsëritur e theksuar qëllimin e politikën e SHBA’së rreth saj.

Në intervistën e tij për Zërin e Amerikës Escobar e shprehu zhgënjimin e shqetësimin e SHBA’së me ekzekutivin e Kosovës por u pajtua se ka hapa drejt njohjes formale të Kosovës nga Serbia siç ka deklaruar Ndihmës Sekretari i Shtetit, James O’Brien, i cili së fundi ka thënë se Serbia ka marrë dy hapa të rëndësishëm drejt njohjes së Kosovës, kur i ka pranuar targat dhe dokumentet.

“Po pajtohem me Jim, ka të drejtë. Tani dëshirojmë që kjo të jetë e përhershme”.

Ai ka shtuar dhe theksuar megjithatë gjatë intervistës obligimet e zotuara të të dyja palëve në Dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Europian, të cilin e mbështesin fuqishëm, që presin të zbatohen.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.