Lajme

Escobar për kritikat rreth mbështetjes së SHBA-së ndaj Serbisë: Ishim çdo herë pranë jush

Gazeta10
06 Qershor 2023 - 16:54

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot në një takim me gazetarët ka deklaruar se SHBA-ja është e përkushtuar për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, sigurinë dhe prosperitetin ekonomik.

Madje, Escobar ka thënë se ndjehet keq që po sheh njerëz që mendojnë se në po shfrytëzojmë Ksoovën për përfitim të Serbisë.

“Do të jem shumë i sinqert, SHBA-ja ka qenë mbështetësja juaj më e madhe dhe më dhemb të shoh që njerëzit mendojnë se disi ne po e drejtojmë raportin dhe angazhimin tonë me Kosovën për përfitim të Serbisë”, tha Escobar sipas REL, transmeton Gazeta10.

Ai ka kujtuar edhe disa momente historike, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbështetur Kosovën edhe pse Serbia ishte kundër kësaj.

“Dua t’ua rikujtojnë njerëzve: Serbia ishte kundër pavarësisë suaj më 2008 dhe ne vazhduam përpara, ata për vite të tëra ishin kundër fushatës sonë për njohje dhe ne vazhduam përpara, ishin kundër zgjedhjeve dhe ne i pamë ato s’i legjitime”, shtoi ai.

Në këtë takim ai potencoi se Asociacioni do të themelohet, pavarësisht se kush do të jetë në Qeveri./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 Janar 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.