Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Është hapur në Prishtinë ekspozita për personat e zhdukur gjatë luftës

Gazeta10
30 August 2022 - 10:11

Për Ditën Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur, është hapur ekspozita me 35 fotografi bardh e zi të familjarëve me personat e zhdukur e cila është duke u shfaqur në sheshin Skënderbe në Prishtinë, raporton Gazeta10.

Kjo ekspozitë është realizuar nga Kryqi i Kuq i Kosovës, dhe u janë shoqëruar edhe thënie anash fotografive për të treguar dhëmbjen dhe mallin e familjarëve për të pagjeturit.

Kjo ekspozitë do të jetë e hapur deri në orën 18:00./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.