
Personazhi i njohur i sezonit të fundit nga dy BBV Kosova e Shqipëria, Gjest së fundi është kthyer në krye lajm të medias rozë. Kjo si shkak i reagimeve që po bëhen nga jashtë për të kaluarën e tij.
Sipas tiktokerit, Rok Llugalliu këto veprime nuk janë të bëra në kohë të duhur, kur dihet se ai tash e gjashtë muaj është i izoluar brenda një formati të tillë.
Llugalliu, mes tjerash në programin e mëngjesit në Kanal10 nuk mohoi edhe mundësinë se mund të ketë edhe plan të caktuar.
“Problemi kryesor është që nuk është momenti i duhur me i cek këto, pasi që është jo e barabartë. Ai nuk mundet as me i mohu e as pohu këto e publiku i gjerë nuk i di këto. Është emri i Gjestit duke qarkulluar, është koha e Gjestit e këto nuk i bëjnë dëm atij në këto momente. Këto vetëm se e ngritin këto po dyshoj që këtu është mirë një plan i organizuar“, tha ai. /Gazeta10