
Analisti Arton Muhaxhiri në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin e mëngjesit “Dita e re” ka folur rreth rritjes së çmimeve dhe iniciativës “Kosova bojkoton”.
Ai ka thënë se duhet të mendohet për ndonjë protest para institucioneve të Kosovës pasi kjo iniciativë nuk pos jell sukses në uljen e çmimeve, raporton Gazeta10.
“Është mirë të vazhdohet kjo ‘Kosova bojkoton’ por është mirë edhe të mendohet një strategji tjetër e cila parelisht me këtë e cila e rrit presionin mbi institucionet tona, duhet të mendohet tani që të bëhet një protestë para institucioneve sepse me këtë iniciativë nuk po ndryshohet ndonjë gjë”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10