Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Etrit Berisha drejt Turqisë

Gazeta10
09 February 2023 - 13:01

Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha është drejt largimit nga skuadra e Torinos, me Turqinë si destinacion i mundshëm.

Sipas shumë mediave italiane, Etrit Berisha ka pranuar ofertë nga lideri i tabelës në Turqi, Galatasaray.

Duke e pasur parasysh se në Turqi afati kalimtar dimëror u zgjat edhe për 10 ditë, për shkak të tërmetit të tmerrshëm që e goditi këtë vend, për prishtinasin ka ende shpresa që do të largohet nga “Granata”, përcjell Gazeta10.

Kjo për faktin se ai nuk po ka hapësira për të qenë titullar, duke e pasur parasysh se trajneri Ivan Juric po i beson më shumë portierit serb, Vanja Milinkovic-Savic.

Prej gushtit e këndej, Berisha ka përfunduar kryesisht në bankinë në Torino.

E pas lëndimit të portierit Muslera, Galatasaray i ka vënë sytë kah ish-portieri i Lazios, i cili do të ishte i gatshëm të transferohet në klubin nga Stambolli.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse do të ketë lëvizje konkrete në këtë drejtim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.