Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

EULEX e konfirmon sulmin ndaj tyre në veri, fton institucionet që sulmuesit të sillen përpara drejtësisë

Gazeta10
11 December 2022 - 10:34

EULEX-i ka reaguar pas sulmit me shok-bombë që është hedhur gjatë mbrëmjes së djeshme ndaj ekipit të tyre në afërsi të Rudares, raporton Gazeta10.

Në komunikatën e tyre, EULEX-i ka thënë se asnjë zyrtar i tyre nuk është lënduar nga ky sulm por që këto sulme ndaj tyre dhe Policisë së Kosovës janë të papranueshme.

“Konfirmojmë se një bombë çorientuese (shok-bombë) është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it mbrëmjen e kaluar (10.12) në afërsi të Rudares. Asnjë zyrtar i Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it nuk është lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.  Ky sulm, si dhe sulmet ndaj zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, janë të papranueshme. Ne i dënojmë fuqishëm aktet e dhunshme të kryera nga persona të armatosur në pjesën veriore të Kosovës, përfshirë kundër komunitetit ndërkombëtar. “, thuhet në komunikatën e tyre.

Tutje, EULEX-i ka thënë se do të vazhdojë të punojë me vendosmëri për ta mbështetur stabilitetin e Kosovës, në kuadër të mandatit që e ka, si dhe të kontribuojë për sigurinë e popullatës nga të gjitha komunitetet.

Në fund të komunikatës së tyre, misioni i EULEX-it ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që autorët të sjellën përpara drejtësisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
19 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.