Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

EULEX: Jemi duke e monitoruar nga afër sigurinë në veri të Kosovës

Gazeta10
22 December 2022 - 10:18

Misioni i EULEX-it në Kosovë ka thënë se janë duke e monitoruar nga afër situatën në veriun e Kosovës, raporton Gazeta10.

Në njoftmin e tyre thuhet se pjetarët e tyre janë duke kryer patrullime vëzhguese dhe në këmbë në dy komunat veriore.

Tutje, thuhet se EULEX është duke e përshtatur vazhdimisht praninë e tyre për ta pasqyruar situatën në terren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës si dhe KFOR-in.

“Ne jemi duke monitoruar nga afër situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës përmes pranisë sonë të shtuar në terren. Pjesëtarët Description: 🇵🇱e Njësisë Policore të Specializuar tonë dhe pjesëtarët Description: 🇮🇹dhe Description: 🇱🇹nga Njësia e jonë Policore e Specializuar Rezervë nga Forca Evropiane e Xhandarmërisë janë duke kryer patrullime vëzhguese, përfshirë patrullimet në këmbë në Mitrovicën Veriore dhe Zveçan. Duke e pasur parasysh situatën e paqëndrueshme të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës dhe vendosjen e barrikadave shtesë, EULEX-i rregullisht e përshtatë praninë e tij për ta pasqyruar situatën në terren, si dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Kujtojmë se veriu i Kosovës është duke u përballur me barrikada të vendosura nga serbët lokal atje.

Institucionet e Kosovës si dhe ato ndërkombëtare kanë kërkuar heqjen e tyre si dhe uljen e tensioneve. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.