Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Euro 2024 vendimtar, 20 milionë euro bëhen gati për Armando Brojën

Gazeta10
10 Qershor 2024 - 12:16

Armando Broja tashmë është një nga  objektivat e Milan në merkaton e verës. Madje mes drejtuesve kuqezi dhe Chelsea kanë nisur bisedimet dhe mes tyre po diskutohet për në transferim të munshëm.

Sulmuesi aktualisht është i përqendruar te Euro 2024, ku është i grumbulluar me kombëtaren shqiptare dhe ku do të synojë të jetë protagonist në Gjermani. Por pavarësisht kësaj, puna për transferimit e tij vazhdon dhe dueli me Italinë mund të vendosë edhe pikat mbi “i”.

Chelsea nuk e ka në plane 22-vjeçarin dhe në këto kushte pranon shitjet e tij, ndërsa kërkon minimalisht 20 milionë euro. Shifër kjo që nuk duket të jetë problem për Milan, me këto të fundit që synojnë të mbyllin marrëveshjen për transferimin e shqiptarit, i cili shihet si zëvendësuesi i Olivier Giroud.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.