
Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE–Kosovë ka mbajtur të premten sesionin e dytë të punës. Në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, u theksua nevoja për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi dhe liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë.
Në kuadër të diskutimeve në sesionin e dytë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim, është theksuar nevoja për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe heqja e vizave për kosovarët.
Eurodeputeti austriak në Parlamentin Evropian, Lukas Mandl, ka kërkuar nga palët konstruktivtet në dialog, derisa e ka vlerësuar pozitivisht rolin e ShBA-së në këtë proces.
Kurse, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se marrëveshja përfundimtare duhet të jetë e tillë që nuk e ndanë njohjen nga Serbia prej ulëses në OKB.
Ndërkaq, deputetët nga partitë opozitare kanë hedhur kritika ndaj Qeverisë së Kosovës, për mungesë të transparencës në procesin e dialogut.
Gjatë punimeve të këtij takimi është përsëritur sërish kërkesa për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke theksuar se të gjitha kriteret janë plotësuar.
Ky ta qenë takimi i nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë./Gazeta10