Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Eurodeputeti Mandl: Kosova meriton një parlament aktiv dhe një qeveri të qëndrueshme

Gazeta10
09 Korrik 2025 - 22:45

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl ka bërë thirrje për stabilitet institucional në Kosovë, duke theksuar se çdo popull meriton një qeveri të qëndrueshme të bazuar në një parlament funksional dhe aktiv.

Për Klan Kosova, Mandl ka theksuar se ndjek me vëmendje zhvillimet politike në Kosovë, duke shtuar se nuk do të përfshihet në mënyrë partiake apo të marrë anë në debatin e brendshëm politik.

“Më intereson në veçanti populli i Kosovës. Nuk do të përfshihem në asnjë mënyrë partiake. Nuk do të mbaj anë kur bëhet fjalë për politikën e brendshme të Kosovës. Por i bëj thirrje të gjithë personave të vullnetit të mirë që të kontribuojnë për një parlament aktiv dhe një qeveri të qëndrueshme, për t’i dhënë Kosovës reformat që i duhen, perspektivën evropiane që dëshiron populli dhe ndikimin ndërkombëtar që do të jetë thelbësor për të ardhmen e saj”, ka deklaruar Mandl.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.