Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zvicra ndalon zyrtarisht ndëshkimin fizik të fëmijëve

Gazeta10
01 July 2026 - 20:34

Nga 1 korriku 2026, në Zvicër ka hyrë në fuqi ligji që ndalon zyrtarisht ndëshkimin fizik dhe çdo formë trajtimi poshtërues ndaj fëmijëve. Prindërit tashmë janë të detyruar me ligj t’i rrisin fëmijët pa përdorimin e dhunës, transmeton albinfo.ch.

Ndryshimi ligjor, i miratuar nga Parlamenti zviceran në shtator të vitit të kaluar, përcakton se edukimi i fëmijëve duhet të bëhet “pa dhunë, në veçanti pa ndëshkim trupor ose forma të tjera trajtimi degradues”.

Ish-gjyqtari i të rinjve në kantonin Valais dhe ish-presidenti i Komitetit të OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve, Jean Zermatten, e ka përshëndetur hyrjen në fuqi të ligjit, por e ka cilësuar atë si “vetëm një fitore të pjesshme”, duke theksuar se ende nevojitet punë për zbatimin e plotë të tij në praktikë.

Me këtë ndryshim, Zvicra i bashkohet vendeve evropiane që kanë ndaluar shprehimisht ndëshkimin fizik të fëmijëve, duke forcuar mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe duke promovuar edukimin pa dhunë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.