Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nrecaj: Prisja që aktgjykimi për ish-krerët e UÇK-së të shpallej në qershor ose në fund të korrikut

Gazeta10
01 July 2026 - 19:23

Njohësi i çështjeve juridike nga Instituti CLARD, Anton Nrecaj, ka komentuar shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë për më 16 shtator, duke thënë se këtë vendim e sheh nga dy këndvështrime.

Në një lidhje direkte në emisionin “Gazeta” në Kanal10, Nrecaj tha se, nga aspekti emocional, shumë qytetarë kanë pritur që aktgjykimi të shpallej gjatë kësaj vere.

“E kam parë në dy këndvështrime: e para nga aspekti ligjor dhe profesional, dhe e dyta nga aspekti emocional. Natyrisht se, nga aspekti emocional, të gjithë kemi pritur që gjatë kësaj vere të kemi shpalljen e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së. Aq sa e pashë njoftimin, ata e arsyetojnë shtyrjen me faktin se duhet të ketë një argument ligjor”, tha Nrecaj.

Mes tjerash, Nrecaj tha se e kishte pritur qershorin apo fundin e korrikut për shpalljen e aktgjykimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.