Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Minus 2 milionë euro për komunat, Ibrahimi: Ekzekutivi i tejkaloi kompetencat

Gazeta10
01 July 2026 - 18:56

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka akuzuar ekzekutivin për tejkalim të kompetencave në ndarjen e grantit të performancës komunale, duke thënë se komunave përfituese u janë ndarë 2 milionë euro më pak sesa parashihet me ligj.

Në emisionin Gazeta, Ibrahimi deklaroi se grantet e performancës janë ndarë vetëm për pesë komuna – Rahovecin, Dragashin, Klinën, Mamushën dhe Parteshin.

Sipas tij, Ligji për ndarjet buxhetore, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës, në tabelën 3.2 për projektet kapitale në nivel qendror, parasheh një buxhet prej 4 milionë eurosh për programin e granteve të performancës komunale.

“Është një absurd se si ekzekutivi mendon dhe konsideron se mund t’i tejkalojë kompetencat e veta, sepse ligji i miratuar në Kuvend e cakton këtë vlerë në 4 milionë euro, ndërsa Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ua ndan komunave përfituese vetëm 2 milionë euro,” deklaroi Ibrahimi.

Ai shtoi se, përveç Ligjit për ndarjet buxhetore, Ministria ka edhe rregullore të veçantë që përcakton mënyrën e ndarjes së grantit të performancës, e cila, sipas tij, duhet të respektohet gjatë zbatimit të këtij programi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.