Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Intervistohen pesë kandidatë për Kryeprokuror të Shtetit

Gazeta10
01 July 2026 - 18:26

Këtë të mërkure është mbajtur intervistimi i pesë kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit.

Intervistimi i kandidatëve ka nisur që nga ora 11:00 e paradites dhe se ka zgjatur deri në orën 17:45.

Ky intervistim është monitoruar nga KosovaPress, ku kandidatët janë përballur me nëntë pyetje në gjithsej.

Intervistimi ka zgjatur për secilin nga 45 minuta deri në një orë, ndërkohë pyetjet kanë qenë indentike për të gjithë kandidatët, raporton KosovaPress.

Takimi i Panelit Vlerësues për hartimin e pyetjeve standarde ka filluar tre orë para nisjes së intervistave, pra në ora 08:00.

Sistemi Prokurorial i Kosovës do të mbajë konferencë për media më fillim nga ora 18:00, ku pritet të bëhen të ditura rezultatet e kandidatëve të intervistuar.

Kandidatët që sot u intervistuan ishin Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnulla Gashi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.