Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Moti për ditët në vazhdim

Gazeta10
01 July 2026 - 23:47

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft jo-stabil, me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta të cilat do të zhvillohen dhe do të kushtëzojnë reshje shiu e rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Vende-vende priten rrebeshe mjaft intensive dhe shtrëngata të fuqishme me bubullima që mund të shkaktojnë vërshime dhe dëme tjera.

Temperaturat do të jenë më të ulëta se ditët paraprake dhe maskimalja pritet të arrijë deri në 28 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot mjaft i paqëndrueshëm, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të shpeshta të vranësirave të shiut e shtrëngatave lokale me bubullima. Temperaturat do të shënojnë ulje në të gjitha viset.

Edhe dita e premten do të jetë jo-stabile, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat pritet të gjenerojnë reshje të reja shiu dhe rrebeshe të reja lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat do të shënojnë ulje të mëtutjeshme.

Të shtunën stabilizim i motit dhe presim periudha më të gjata me diell dhe vranësira e ndonjë reshje e dobët e izoluar. Temperaturat do të fillojnë të rikoperohen, por mbetet paksa freskët për këtë periudhë kohore./MeteoBallkan

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.