Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Europarlamentarët: Serbia s’mund të vazhdojë negociatat nëse nuk vendos sanksionet ndaj Rusisë

Gazeta10
26 September 2022 - 22:49

Bashkimi Evropian nuk mund të vazhdojë negociatat e anëtarësimit me Serbinë nëse Beogradi nuk respekton sanksionet e BE-së kundër Rusisë, njoftuan socialdemokratët, grupi i dytë parlamentar më i madh në Parlamentin Evropian.

Kështu e komentoi ky grup nënshkrimin e planit konsultativ nga Ministritë e Jashtme të Serbisë dhe Rusisë në Nju Jork.

“Shumë zhgënjyese nga një vend që aspiron të anëtarësohet në BE,” shkroi deputeti socialdemokrat nga Kroacia Tonino Picula në rrjetet sociale.

Krerët e diplomacisë së Rusisë, Sergej Lavrov dhe Serbisë, Nikola Selakoviq, nënshkruan të premten në Nju Jork Planin e Konsultimit të Ministrive të Punëve të Jashtme të dy vendeve për dy vjetët e ardhshëm.

Kjo u dënua nga shumë zyrtarë evropianë dhe ambasadori amerikan Christopher Hill në Serbi, tha se SHBA pret një shpjegim nga Beogradi për marrëveshjen me Moskën.

Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.