Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Evertoni goditet sërish nga Liga Premier, sërish u hiqen pikë

Gazeta10
08 Prill 2024 - 15:48

Evertonit i janë hequr dy pikë për një tjetër shkelje të rregullave të fitimit dhe qëndrueshmërisë së Ligës Premier (PSR).

Dënimi është i dyti për klubin anglez në sezon, pasi ata u goditën me një zbritje prej 10 pikësh në nëntor, e cila u reduktua në gjashtë në shkurt.

Toffees tani kanë zbritur një pozicion në vendin e 16-të në Ligën Premier dhe vetëm dy pikë mbi zonën e rënies.

Duket se Evrtoni rrezikon tani edhe më shumë rënien në Championship, pasi do t’i duhet të luftojë me skuadrat tjera për mbijetesë.

Me heqjen e dy pikëve, Evertoni ka 27 pikë, dy më shumë se Nottinghami dhe Lutoni, që po luftojnë për mbijetesë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.