Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Exit-polli ka qenë goxha real” – Bleron Baraliu

Gazeta10
17 June 2026 - 21:17

Analisti politik Bleron Baraliu ka deklaruar se exit-polli dhe projeksionet që ai prezantoi në natën e zgjedhjeve të 7 qershorit kanë rezultuar ndër më të afërtat me rezultatet që po dalin nga numërimi i votave.

Në një lidhje direkte për emisionin Politiko, Baraliu tha se zhvillimet paszgjedhore kanë dëshmuar se vlerësimet e bëra nga ai kanë qenë shumë pranë rezultatit real, pavarësisht kritikave dhe skepticizmit që kishte pasur në momentin e publikimit të tyre.

“Exit-polli ka qenë goxha real”, tha Baraliu, duke shtuar se rezultatet e deritanishme tregojnë se projeksioni i tij ka qenë shumë afër vullnetit të shprehur të qytetarëve në zgjedhje.

Sipas tij, diferencat e vogla që mund të paraqiten gjatë numërimit nuk ndryshojnë pasqyrën e përgjithshme të rezultatit, ndërsa renditja dhe trendet kryesore të subjekteve politike janë reflektuar me saktësi në projeksionet e publikuara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.