Raporti: Arbenita Ilazi – Kanal 10
Krejt çka pati brenda, u bë shkrumb e hi.
Familja 5-anëtarëshe Blenishti nga Zaskoku i Ferizaj, ka mbetur pa kulm mbi kokë, pasi që shtëpia u përfshi nga zjarri.
Kryefamiljari Shefki Benishti thotë se shkak i zjarrit dyshohet të jetë instalimi i dobët i energjisë elektrike
Ai thotë se tash e disa ditë, bashkë me katër anëtarët e tjerë të familjes, po qëndron në shtëpinë e vëllait, e cila sipas tij, është e pamjaftueshme për t’i zënë të gjithë anëtarët. Ai thotë se jeton në kushte të rënda ekonomike, përderisa i duhet të kujdeset edhe për njërin anëtar të familjes që vuan nga një sëmundje e rëndë.

DEK: Shefki Blenishti – Kryefamiljar
Mirëpo, nga KEDS-i kanë mohuar se instalimi i dobët i energjisë elektrike është shkaktare e zjarrit. Nga kjo kompani kanë thënë se zjarri ka ardhur nga mjediset e brendshme të shtëpisë.
“Pika matëse – njehsori ka qenë i vendosur në shtyllë elektrike dhe është në gjendje të rregullt (i padëmtuar), gjithashtu edhe ormani kryesor i siguresave është i padëmtuar, por vetëm i tymosur nga ana e jashtme, andaj këto pajisje s’janë shkaktar i burimit të zjarrit. Gjithashtu, sipas analizave të parametrave të sistemit shpërndarës nuk ka pasur ndonjë faktor i cili do të konsiderohej si shkaktar i mundshëm i burimit të zjarrit. Sipas këtyre të gjeturave, faktori i mundshëm i burimit të zjarrit nuk rrjedhë nga furnizimi me energji elektrike apo ndonjë shkaktar iniciues i sistemit shpërndarës.”, ka thënë Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it
Famlja Blenishti ka kërkuar ndihmë për ndërtimin e shtëpisë, pasi nuk ka asnjë mundësi ta bëjë një gjë të tillë. Ndërsa, nga Komuna e Ferizajt kanë thënë se pavarësisht se buxheti është i limituar do mundohen t’i bëjnë një zgjidhje.

Familja Blenishti nga Ferizaj thotë se nuk ka të ardhura të tjera përpos 100 euro, që i merr si pension./Kanal10-Gazeta10