Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Familja mbretërore dhe lidhja e tyre me futbollin, cilin klub mbështeste Elizabeta ll?

Gazeta10
09 September 2022 - 12:32

Anëtarët e profilit të lartë të familjes mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar kanë qenë të lidhur me shumë klube futbolli gjatë viteve, madje gara më e vjetër në botën e futbollit mbanë emrin “Kupa e Mbretëreshës-FA Cup”, por për cilat cilat klube bëjnë tifo familja mbretërore?

Mbreti Charles III, Princi William dhe Princi Harry kanë treguar të gjithë besnikëri ndaj klubeve të ndryshme të futbollit gjatë viteve, me thashethemet për disa lojtarë dhe trajnerë që kanë ndikuar në zgjedhjen e tyre të ekipit.

Skuadrat londineze, Arsenali, Chelsea dhe West Ham janë klubet më të preferuara në shtëpinë e familjes mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar.

Cilin klub futbolli e pelqente Mbretëresha Elizabeth II?

Ish-kreu i shtetit në Mbretërinë e Bashkuar, Mbretëresha Elizabeth II ishte spekuluar që mbështeste një sërë klubesh gjatë viteve. Tani mendohet se Mbretëresha mund të ketë qenë një tifoze e West Ham.

Mendohet se monarku në fuqi e kishte mbajtur gojën të “mbyllur” që ekipi i saj të qëndronte neutral, por që atëherë është raportuar se ajo mund ta kishte admiruar klubin që në vitet 1960.

Megjithatë, mendohet gjithashtu se Mbretëresha mund të ketë pasur një lidhje të vecant me Arsenalin pas takimit me Arsene Wenger në një ngjarje në Buckingham Palace në 2007. Thuhet se ajo ishte veçanërisht e impresionuar me Cesc Fabregas pasi bisedoi me të, /Gazeta10/.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.