
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” në një lidhje direkte me gazetaren Egzona Shala raportohet se një familje nga Skenderaj do të bëhet me shtëpi të re.
Pas vërshimeve shtëpia e banorit nga Skenderaj ka qenë në gjendje jo të mirë dhe pas raportimit të Kanal10 komuna ka marrë përsipër që kësaj familje ti premtojnë shtëpi të re.
Qytetari nga Skenderaj tregon se komuna ka thënë se donatori i parë i cili do të lajmërohet, do të ndërtohet shtëpia e tij dhe mbrenda gjashtë muajve mundet edhe të fillojnë punimet./Gazeta10