Gazeta10

Fansi u bë gati ta godiste, Bebe Rexha i kthehet ashpër para të gjithëve në koncert

Nuk kanë fund incidentet për Bebe Rexhën. Në një nga koncertet e saj në Norvegji, këngëtarja me origjinë shqiptare, teksa ishte në skenë ka kërkuar që të largohet një spektator.

Ajo madje e paralajmëroi se do të ndërmerrte hapa ligjorë pasi ai tentoi të hidhte një send drejt saj gjatë performancës.

Ngjarja ndodhi kur ajo po këndonte hitin “I’m Good (Blue)” dhe në videot e shpërndara shihet Bebe ku i drejtohet spektatorit me një gjuhë të ashpër.

“Nëse më godet në skenë me diçka, do të të marr gjithçka. Mos guxo të luash me mua në këtë moment”.

Në një tjetër video, ajo përpiqet të identifikojë personin.

“Cili? Ma tregoni personin. Dua ta shoh”, thotë ajo përpara se ta dallojë. “Jashtë. Dil jashtë. Kaq ishte. Mori fund për ty”.

Pasi e nxorën nga koncerti, Bebe rinisi këngën që po performonte dhe vazhdoi koncertin.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
Faton12
A e dini që e dashura e Faton Hajrizit, është vajza e komandantit të njohur të UÇK-së?
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
faton-600x360
“Me kaq e përfundoj…” – A ishte një sinjal ‘zhdukja’ e Faton Hajrizit nga TikTok-u?