Gazeta10

Fatmir Limaj nderohet në Parlamentin e Shqipërisë

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, së bashku me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe anëtaren e kryesisë së Nismës, Xhevahire Izmaku, kanë marrë pjesë në shënimin e 80 vjetorit të gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, që nisi në qershor të vitit 1944, njofton Nisma.

Në këtë ngjarje të rëndësisë së veçantë, që u zhvillua në sallën e Parlamentit të Shqipërisë, dhe që u bë me ftesë të deputetit shqiptar Shpëtim Idrizi dhe Shoqatës Patriotike “ÇAMËRIA”, para gjithë të pranishmëve nga të gjitha trevat shqiptar, një fjalë rasti, mbaji kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili tha se, kjo është njëra prej ngjarjeve më të rënda të popullit shqiptar, ku edhe pas kaq vitesh në secilën familje shqiptare kjo ngjarje, kjo histori e rëndë përjetohet me dhimbje të madhe, mu për faktin se popullata çame kishte përjetuar tmerrin e depërtimit dhe të shpërnguljes me dhunë.

“Edhe për kundër gjithë këtyre vuajtjeve që ka përjetuar popullata çame, ajo gjeti forcën për tu përballur dhe për ti mbijetuar gjithë asaj shfarosje në masë, dhe është për tu admiruar që çamët fisnik për asnjë moment nuk heshtën, por vazhduar pa rreshtuar së kërkuari drejtësi, dhe që me besim presin që në të ardhmen e afërt të triumfojnë”, tha kryetari Limaj.

Pas kësaj, kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, u nderuar me mirënjohje për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës, mirënjohje që në ambientet e Parlamentit të Shqipërisë, ju nda nga deputeti Shpëtim Idrizi, politikani shqiptar që në vazhdimësi angazhohet në mbrojtje të të drejtave të çamëve dhe çështjes çame në përgjithësi.

NË FOKUS

image-78
Ndahet nga jeta gazetari dhe aktori kosovar
LAJMI-I-FUNDIT
Pamje shokuese teksa një burrë e rrah brutalisht një grua në Prizren
mirlind
Federata e Maqedonisë së Veriut reagon ndaj Mirlind Dakut: Kërko falje publike
cikloni
Cikloni në Itali, stuhitë afrohen në Ballkan dhe pastaj edhe në Kosovë
mjek-730x440-1-600x360-1
Vdes mjeku i njohur
komisiojii
​“Në villën e Radojiçiqit keni pi raki”/ “O zemlak, shefin ta kanë gjete në kipek me BIA-në” – Eskalon debati në Komision
5756utyty-1
E bëri shqiponjën para serbëve, UEFA e përjashton gazetarin kosovar
bes
Mes spekulimeve për ndarje, Bes Kallaku bën postimin që emocionoi të gjithë