Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Faton Bislimi i kundërpërgjigjet kryetarit të Preshevës, e quan “tellalli” i Beogradit

Gazeta10
25 May 2023 - 10:37

Ish deputeti i LDK-së, Faton Bislimi i është kundërpërgjigjur kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifit i cili mbrëmë akuzoi Bislimin se i janë ofruar 150 mijë euro për tu larguar nga LDK-ja.

Sipas Bislimit asnjëherë nuk është pranuar asnjë cent nga asnjë institucion qeveritar në Kosovë, raporton Gazeta10.

Në kundërgjigjen e tij Bislimi shton se misioni i vetëm i Shqiprim Arifit është shërbimi lojal ndaj Beogradit dhe hudhja e akuzave të pa baza ndaj tij.

Ai shton se kryetari Arifi së shpejti do të ballafaqohet më fuqinë e ligjit për shpifjet ndaj tij.

Rikujtojmë se kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ditën e djeshme ka publikuar disa dokumente në profilin e tij në Facebook, mbi të cilat ka shkruar se në llogarinë bankare të kushëririt të Besnik Bislimit kanë shkuar rreth 150 mijë euro nga pushteti i Kurtit nën arsyetimin për ‘lobim të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Washington”.

Përgjigja e plotë e Faton Bislimit për Gazeta10:

Më vjen keq që mediat tona bëjnë lajme me fjalët e tallallit të Vulinit e Vuqiqit në Preshevë. Shpifjet e tij janë jashtëzakonisht të ulta dhe të turpshme. Qëllimi i kësaj fushate denigruese nga ai, është i përcaktuar në Beograd, ngase veç Beogradi e kupton demin kolosal qe ia kemi bërë duke e institucionalizuar çështjen e Luginës në Washington, DC. Unë ndihem më shumë se krenar me angazhimin tim për Luginën tash e gati njëzet vite përmes Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane. Edhe vizitat e fundit kanë qenë të aranzhuara nga Liga Qytetare dhe në emër të Liges une kam shoqëruar delegacionin e Luginës në takimet e tyre në Washington e New York. Asnjëherë dhe asnjë cent i vetëm nuk është pranuar në llogarinë time nga asnjë institucion qeveritar në Kosovë. Asnjë! Asnjëherë! Kosto e angazhimit tonë për Luginën në Washington është shumë i madh sesa mjetet e ndara nga Qeveria për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Luginë (jo per mua asnjëherë e as për ndonjë kompani timen siç shpif ai) për të realizuar takimet e tyre atje.

Misioni i tij është shërbimi lojal ndaj Beogradit. Misioni im është kauza kombëtare. Le ta harron tallalli i Beogradit se me ndal mua nga ky mision i shënjtë për vëllzërit e motrat tona në Luginë! Besoj se ai së shpejti do të ballafaqohet më fuqinë e ligjit për shpifjet e tij!/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.