Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Faturat e larta të energjisë, Abdixhiku kritikon Qeverinë Kurti: Paaftësia kushton

Gazeta10
26 Dhjetor 2023 - 20:42

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka akuzuar hedhur akuza në drejtim të Qeverisë Kurti për ngritjen e çmimi të energjisë elektrike dhe faturat e larta që po paguajnë qytetarët.

Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “tarifat e energjisë elektrike, herën e fundit, janë rritur nga prilli i këtij viti”.

“Para kësaj, ishin rritur edhe dy herë të tjera. Pra gjithsejtë 3 herë për 3 vjet. Gjendja e tanishme është produkt i mosnjohjes së realitetit qytetar në vend. Siç dhe thoshin vet, ‘qytetarët po shpenzojnë shumë sepse rryma është e lirë’”, ka shkruar Abdixhiku.

“Do të gjejnë arsyetime; do të ju mbushin me ankesa, nga privatizimi e deri tek luftërat nëpër botë, por e vërteta e vetme është si më poshtë.  Paaftësia kushton”, ka shkruar ai.

Abdixhiku përmes një grafike ka treguar çmimet e energjisë elektrike para dhe pas ardhjes së Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet.

Reagimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.