Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Fazliu e kërkon të bronztën në Grand Slam Paris 2023

Gazeta10
04 February 2023 - 14:24

Sikurse Flaka Loxha, edhe Laura Fazliu e vazhdon garën në repesazh të Grand Slam Paris 2023.

Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Laura Fazliu është mposhtur në çerekfinale të Grand Slam Paris nga xhudistja kanadeze, Catherine Pinard-Beauchemin.

Ndërkaq, në garën deri te çerekfinalja, Fazliu raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti xhudisten nga Kazakistani, Samalay Yergaliyeva.

Në çerekfinale, Fazliu u mposht nga kanadezja Pinard-Beauchemin, kurse tani e vazhdon garën në repesazh, me mundësinë për ta fituar medaljen e bronztë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.