Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

“Federata e Karatesë nuk është në kategorizim pasi nuk është licencuar” – Osmani: Shpresoj që kjo federatë të rikthehet në binar

Gazeta10
28 January 2024 - 22:54

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me një super panel.

Intervistë ekskluzive, informata të reja rreth kategorizimit të federatave sportive dhe ligjit të sponsorizimit. Të gjitha këto në një emision të vetëm.

Të ftuar këtë herë në studion e emision më të shikuar në vend janë: zv. ministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, gjersa në pjesën e dytë të ftuar janë: Avni Haxhiu, Kujtim Zebica dhe Elvira Dushku.

Në lidhje direkte janë të ftuar Safet Gërxhaliu dhe Remzi Ejupi.

Në diskutim e sipër, zëvedësministrja Osmani foli edhe për situatën jo të mirë të krijuar në Federatën e Karatesë së Kosovës.

“Federata e Karatesë ka pasur disa probleme të mëdha në bordin vendimmarrës, ashtu edhe i është pezulluar licenca, andaj nuk është pjesë e kategorizimit të këtij viti” – tha ajo.

Tutje, ajo tha se ende nuk janë njoftuar për një mbledhje zgjedhore nga Federata e Karatesë së Kosovës.

“Nuk jemi njoftuar për këtë kuvend zgjedhor, ndoshta pasi ka qenë vikend, mirëpo shpresoj që të hënën të na vijë raporti dhe shpresoj që gjithçka të ketë shkuar në rregull më në fund” – përfundoi ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.