
Kandidati për deputet nga rradhët e PDK-së, Ferat Shala gjatë ditës së sotme ka marrë pjesë në një tubim madhështor me mësimdhënësit.
Në këtë tubim ai së bashku me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza morën përkrahje të madhe, raporton Gazeta10.
“Vetëm në qeverisjen e Partisë Demokratike mësimdhënësit janë trajtuar me dinjitetin e merituar. Edhe pas 9 shkurtit, me Bedri Hamzën kryeministër, do të rriten për 50% pagat e mësimdhënësve. Mësimdhënësit meritojnë të trajtohen më mirë dhe Kosova mundet më mirë!”, thuhet në postimin e tij./Gazeta10