
Në programin “Mëngjesi me Arben Ahemtin” është raportuar se vazhdon dhurimi i gjakut nëpër komunat e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar në një lidhje direkte gazetari Val Ajvazi nga Ferizaj, raporton Gazeta10.
Kjo është një iniciativë e bërë nga transfuzioni i gjakut dhe programit “Mëngjesi me Arben Ahemtin”.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu së bashku me stafin e tij ju kanë bashkangjitur kësaj iniciative.
Aliu shton se vazhdimisht kanë qenë dhurues i rregullt i gjakut që nga shkolla e mesme./Gazeta10