
Ferizaj ka filluar punën për gjetjen e një trajneri të ri pas largimit të Ismet Munishit nga pozita e kryetrajnerit.
Munishi dha dorëheqje nga posti i trajnerit të ekipit ferizajas pas humbjes nga Vjosa në fundjavën që lamë pas.
Kanal10 mëson se dy kandidatët kryesorë për të qenë pasues të Ismet Munishit te Ferizaj janë Bylbyl Sokoli dhe Andrej Panadic.
Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli nuk është i angazhuar në zejen e trajnerit që nga sezoni i kaluar, ku për disa muaj ishte pjesë e Malishevës.
Në anën tjetër, Andrej Panadic kishte qenë trajner i kësaj skuadre në edicionin e kaluar, ku kishte bërë një punë mjaft të mirë sidomos në stinorin pranveror.
Panadic u largua nga Ferizaj pasi nuk arriti objektivin e klubit, e që ishte mbetje në elitën e futbollit kosovar.
Ferizaj gjendet në pozitën e katërt në grupin B të Ligës së Parë me 14 pikë të grumbulluara.