
Vigan Ademi është pëforcimi i radhës te skuadra e Ferizajt.
Ademi shihet si një përforcim i madh për mesfushën te skuadra e drejtuar nga Arsim Abazi.
Mesfushori sezonin e kaluar ishte pjesë e Prishtinës së Re.
Njoftimin për transferimin e Ademit, Ferizaj e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
“Mirë se vjen, Vigan Ademi!
Mesfusha jonë forcohet edhe më shumë me afrimin e lojtarit të talentuar, Vigan Ademi.
Ai më parë ishte pjesë e Prishtina e Re, ku u dallua me paraqitjet e tij në mesfushë.
Nga sot, Vigani do të mbajë fanellën e skuadrës sonë dhe do të japë kontributin e tij në fushë. “