
Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar se përshkak të vërshimeve të fundit që kanë ndodhur fermerit Avni Leci, ju kanë dëmtuar të mbjellurat në tokën e tij në Barilevë, raporton Gazeta10.
Fermeri ka treguar se shiu i ka dëmtuar prej 10 ari serë, duke e mbuluar tërë sipërfaqen e serës me ujë.
Sipas tij komuna duhet me bë pastrimin e lumit Llapë që të mos ketë vërshime të mëtutjeshme.
“Dëmi që shiu ka bërë është në vlerë të 4500 deri në 5000 euro”, tha ai.
Sipas tij sera ka qenë e mbushur me qepë të reja, por nuk ka arritur të shpëton as edhe një nga të mbjellurat.
Kanal10 do të kontaktojë me institucionet përkatëse dhe do të mundohet ta zgjedhë problemin./Gazeta10