Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Ferrari zgjedh Shën Valentinin ta prezantojë veturën fantastike për 2023

Gazeta10
14 February 2023 - 15:32

Ferrari ka zbuluar makinën që do të garojë në Kupën e Botës 2023, në kuadër të Formula 1, pilotët do të jenë Charles Leclerc dhe Charlos Sainz, raporton Gazeta10.

McLaren pasi e zbuloi veturën dje, tani ishte radha e Ferrarit për të treguar krijimin e tyre të vitit 2023, që çuditërisht ka një tjetër dizajn të dominuar nga ngjyra e kuqe.

Makina e re e Ferrarit fillimisht ishte me numrin e projektit 675, përpara se t’i jepej emri i saj zyrtar SF-23, i cili vazhdon konventën e emërtimit të prezantuar në 2015.

“Drejtori i skuadrës Vasseur: “Për momentin është një periudhë intensive, synimi i të gjithëve është të rikthehen te fitorja. Ndjej entuziazmin e njerëzve dhe të gjithë atyre që punojnë për këtë ekip, kjo ngjarje është mënyra më e mirë për të nisur sezonin”.

Leclerc tha se është kënaqësi për të që ta prezantojë veturën.

“Është e veçantë të prezantosh makinën me fansat tanë. Ferrari është i vetmi që ofron këtë atmosferë”, tha Leclerc./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.