Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

FFK arrin marrëveshje për sigurimin shëndetësor të futbollistëve 

Gazeta10
08 September 2022 - 15:44

Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon t’i shërbejë dhe të kujdeset për futbollistet dhe futbollistët kosovarë transmeton Gazeta10.

FFK ka arritur të finalizoj projektin e sigurimit shëndetësor të futbollistëve, që ishte si një nga pikat e veçanta në programin “Bashkë për Futbollin” të presidentit Ademi për katër vjeçarin e ardhshëm.

Për realizimin e këtij projekti të veçantë është arritur marrëveshja me kompaninë “Sigal Uniqa Group Austria” njëherësh partnere disavjeçare e FFK-së.

Nga ky projekt do të përfitojnë: Superligat e të dy konkurrencave, Ligat e Para po ashtu të të dy konkurrencave si dhe Liga e dytë në konkurencën e meshkujve.

Polica e sigurimit me të cilën do të pajisen të gjithë futbollistët e kategorive të cekura më lartë, do të jetë e kënaqshme, pasiqë do të mbulojë lëndimet e zakonshme të futbollistëve dhe njëherësh deri te ato më të kushtueshmet.

Federata e futbollit të Kosovës nëpërmjet njoftimit ka uruar që futbollistët që luajnë në Kosovë të kenë shëndetin dhe të punojnë edhe më shumë për ta avancuar futbollin kosovarë tutje dhe për të arritur sa më shumë suksese edhe në arenën ndërkombëtare. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.