Gazeta10

FFK inspekton stadiumet e dëmtuara nga vërshimet

Këshilli Emergjent i Federatës së Futbollit të Kosovës në krye me presidentin Agim Ademi dhe anëtarët e KE-së, Xhelal Broja, Ismajl Ajeti e Agim Nura kanë vizituar sot fushat e futbollit, të cilat janë dëmtuar si pasojë e vërshimeve të fundit në vendin tonë.

Gjatë ditës së sotme i pari i FFK-së me bashkëpunëtorë ka qëndruar në regjionin e Mitrovicës dhe në atë të Pejës, që kanë pësuar edhe dëmet më të mëdha nga vërshimet.

Me këtë rast, janë vizituar stadiumet ku aktivitetin e tyre e zhvillojnë KF Trepça‘89, KF Drenica, KF Australia, KF Besa, KF Dukagjini dhe KF Istogu.

Po ashtu, KE takoi edhe kryetarët e këtyre komunave dhe përfaqësuesit e klubeve, ku u diskutua për dëmet e shkaktuara edhe në fushat e futbollit si dhe për daljen sa më të shpejtë nga kjo situatë alarmante.

Presidenti Ademi theksoi se FFK do të jetë afër klubeve dhe do të gjejë forma, që së bashku me autoritetet lokale, të ndihmojnë në riparimin e këtyre dëmeve, në mënyrë që klubet të mos kenë vështirësi në zhvillimin e aktivitetit të tyre gjatë stinorit pranveror.

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
vrasje
Dy meshkuj gjenden të pajetë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit  
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut