
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kursin për trajnerë të Licencës C (UEFA C), në bashkëpunim me platformën unike të mësimdhënies dhe mësimnxënies Edubreak.
Kursi do të organizohet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ku do të mbahen ligjëratat dhe stërvitjet.
Ligjëratat dhe stërvitjet mbahen nga e hëna në të premten.
Pjesëmarrja e plotë është obligative dhe nuk do të këtë nevojë për akomodim apo fjetje.
Numri maksimal i pjesëmarrësve për ketë kurs do të jetë 24. Kandidatët e interesuar duhet të kenë Laptop/Desktop dhe lidhje në internet.
Kursi do të fillojë nga data 08.05.2023.
Kriteret për pjesëmarrje në Kursin për Licencën C:
• Aplikacionet dhe formularët e regjistrimit të FFK-së të plotësuara
• Dy foto (dimensionet e pasaportës)
• Certifikata shëndetësore( jo më e vjetër se gjashtë muaj)
• Dëshmi që ai/ajo nuk është dënuar dhe nuk është nën hetime për ndonjë vepër penale
• Dëshmi mbi edukimin (së paku diploma e shkollës së mesme)
• Minimumi i moshës së kandidatit duhet të jetë 18 vjet.