
Analisti politik Fidan Rama ka vlerësuar se Kosova ka dëshmuar pjekuri demokratike në organizimin e zgjedhjeve, duke u shndërruar në një shembull pozitiv për rajonin.
Gjatë edicionit special të Kanal10, kushtuar balotazhit të zgjedhjeve lokale, Rama theksoi se vendi ka kaluar me sukses një periudhë të gjatë testimi të proceseve zgjedhore.
“Kosova deri më tani besoj i ka kaluar që një kohë të gjatë testin e një procesi demokratik se si zhvillohen zgjedhjet. Besoj që jemi model për rajonin për zgjedhjet e lira, demokratike dhe një proces të qetë,” deklaroi ai.