Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Fidane për përvjetorin e 13-të të marrëdhënieve diplomatike Maqedoni e Veriut-Kosovë

Gazeta10
17 October 2022 - 14:00

Në shenjë mirënjohje për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike 13 vjet më parë mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, në Shkup u zhvilluar një aktivitet simbolik.

Ministri i jashtëm, Bujar Osman ii shoqëruar nga ambasadori Kosovar në Shkup dhe personalitete të tjera e shënuan këtë ngjarje.

“Fidane për të shënuar 13 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Kosovës. Një ngjarje e mrekullueshme, një ditë e bukur, por edhe një mesazh i domethënës për t’u fokusuar në agjendën e gjelbër, e cila është një nga prioritetet e politikës sonë të jashtme. Miqësia tradicionale, lidhja e ngushtë mes qytetarëve dhe bashkëpunimi intensiv, bazë e afërsisë së dy vendeve” shkroi Osmani në Facebook./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.