
Komisioni disiplinor i FIFA-s, ka dënuar Federatën Serbe të futbollit, pas veprimeve të tyre në ndeshjen kundër Brazilit në kuadër të Kampionatit Botëror “Katari 2022”.
Para se të fillonte kjo ndeshje, në zhveshtoren e kombëtares serbe ishte vendosur një flamur serb me hartën e Kosovës dhe me mbishkrimin “Nuk dorëzohemi”.
Dënimi që iu është dhënë Federatës Serbë të futbollit është 20,000 franga zivcerane.
Federata Serbe e Futbollit është po ashtu nën hetime për ndeshjen Zvicër – Serbi, ku në atë ballafaqim në tribuna janë dëgjuar thirrjet ‘Vritini Shqiptarët’ nga tifozët serb dhe trajneri I përfaqësuese Serbe Dejan Stojkovic ka fyer lojtarët shqiptarë që ishin në përbërjen e kombëtares së Zvicrës.