Gazeta10

Fifi kërkon nga krerët e shtetit të pajiset me pasaportën shqiptare

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi që shtatë vite jeton në Shqipëri, raporton Gazeta10.

Por edhe pse këngëtarja ka lindur dhe është rritur në Kosovë, ajo e ka gjetur veten për zhanrin e saj në shtetin fqinjë.

Pas disa viteve të kaluara në Shqipëri ajo ka një kërkesë për krerët e shtetit.

Në shkrimin e publikuar në rrjetin social Instagram artistja ka kërkuar që të pajiset me pasaportë shqiptare.

Kjo kërkesë i’u është drejtuar presidentit Bajram Begaj, kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Tiranës Erion Veliaj dhe Ministres së Kulturës, Elva Margariti.


“Si një vajzë shqiptare nga Kosova që veproj e jetoj tash e shtatë vite në Shqipëri dhe dua fort të pajisjem me pasaportën shqiptare me shqiponjë… A mund të ndodhi që të bëhem nënshtetase shqiptare ndonjëherë?”, ka pyetur artistja shqiptare.

Si këngëtare, Fifi ia ka arritur që ta marrë disa herë vëmendjen e krerëve të shtetit.

Në fillim të këtij viti, kryeministri Rama kishte publikuar disa pamje të Valbonës duke promovuar turizmin dimëror në veri, nën tingujt e këngës “Diell”. / Gazeta10

NË FOKUS

Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
Shala- Kerstiqi
Përplasen Kërstiqi dhe Shala- “Kurrë mos e harro që jam serb e që e pranoj realitetin e Kosovës”
336524107_3440503419558543_7262121772771312521_n
Reagon Halil Kastrati: Djali im është mirë e shëndoshë
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë
335745736_770412834416604_1430752914861605177_n
Dialogu apo Big Brother, qytetarët befasojnë në sondazhin e Emisionit të Mëngjesit (VIDEO)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
336267086_595735819249913_2802709335561007739_n
Emocionuese, shqiptari nga Kosova - pilot i Forcave Ajrore Amerikane (Video)