10 LIVE

Fillon interpelanca, Kurti pritet të përgjigjet për zhvillimet e fundit në vend

Gazeta10
30 Nëntor 2022 - 12:09

Sapo ka filluar interpelanca në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta10.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar në këtë seancë që të përgjigjet për zhvillimet e fundit në vend.

Kujtojmë se së fundmi ka pasur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për targat e paraprirë nga tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës, rrethana këto që e dërguan Qeverinë e Kosovës në përplasje të hapur me bashkësinë ndërkombëtare.

Po ashtu, së fundmi është duke u diskutuar edhe plani franko-gjerman si një zgjidhje për mosmarrëveshjen Kosovë-Serbi. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 Janar 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.