Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Fillon me vonesë Kuvendi, Konjufca tregon arsyen

Gazeta10
24 November 2022 - 10:56

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën e parë plenare e cila ishte e paraparë të fillijë në ora 10:00, raporton Gazeta10.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka treguar arsyen para deputetëve që janë mbledhur në sallë.

Ai tha se janë në pritje të një mbledhjeje të komisionit për mbrojtje dhe siguri në të cilën po shqyrtohet një projektligj i rëndësishëm.

“Ju kërkoj ndjesë, jemi duke pritur një mbledhje të grupit të komitetit, të komisionit për mbrojtje dhe siguri, ata po e shqyrtojnë një projektligj të rëndësishëm i cili pritet të hyjë në rend të ditës përmes plotësimit të ndryshimit të rendit të ditës. Pa e trajtuar komisioni këtë projektligj nuk mund ta përfshijmë në seancën e sotme, kjo është arsyeja pse po presim”, tha Konjufca./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.