Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Fillon Procesi i Berlinit, Scholz: Le ta kryejmë normalizimin Kosovë-Serbi

Gazeta10
03 November 2022 - 9:42

Në Berlin të Gjermanisë, ka nisur të mbahet takimi ndërmjet përfaqësuesve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, raporton Gazeta10.

Kancelari gjerman i cili është edhe udhëheqës i këtij samiti, Olaf Scholz, ka bërë thirrje që ta kryhet normalizimi i raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Procesi i Berlinit” i cili është planifikuar të mbahet sot nga ora 9:15 në kryeqytetin gjerman, mirëpo deri më tani nuk është parë që ka arritur presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Në pamjet e siguruara nga gazetari i Kanal10, Xhemajl Rexha, i cili është duke e përcjellur ngjarjen, shihen të vendosur flamuri i Republikës së Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë Veriore, Bosnje e Hercegovinë, e të tjera./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.