Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Fillon seanca ndaj tre të dyshuarve për sulm ndaj Valon Sylës: Pritet të dëshmojë Ilir Mirena

Gazeta10
23 November 2023 - 10:09

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në departamentin për krime të rënda, ka filluar seanca ndaj e tre të akuzarve për sulm ndaj analistit dhe gazetarit Valon Syla.

Të pranishëm në sallë janë tre të akuzuarit si edhe Valon Syla, nga ana tjetër me mbrojtësin e tij.

Në këtë seancë pritet të dëgjohet dëshmija e gazetarit Ilir Mirena.

Në seancën e kaluar, në shyrtimin fillestar, tre të akuzuarit kishin deklaruar se nuk e njohin një gjykim të tillë, por sipas ligjeve fetare.

I akuzuari i parë Lum Dervishi kishte pranuar fajësinë e tij duke thënë se “nuk pranoj të gjykohem me këto ligje, nuk e kam mohu në stacion. E kam pranu në Prokurori, e pranoj edhe tash.” – kishte thënë ai.

Njëjtë më të kishte deklaruar edhe i akuzuari Kenan Hasani, ku kishte thënë se mund të gjykohet vetëm më ligjet islame dhe se nuk e pranon gjykimin i cili po bëhet.

“Veprimin edhe unë e pranoj çfarë ka ndodhë, mirëpo gjykimin nuk e pranoj sepse si mysliman duhna m’u gjyku vetëm me ligj islam, unë nuk deklarohem.” – kishte thënë ai.

Edhe i akuzuari i tretë kishte thënë se nuk pranon një gjykim të tillë.

“Nuk mund të deklarohem.” – kishte thënë ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.