Sport

Finalja e Champions League 2027 nuk luhet në “San Siro”

Gazeta10
25 Shtator 2024 - 15:24

UEFA ka marr vendimin përfundimtar, duke hedhur poshtë atë të parin. Finalja e UEFA Champions League 2027 nuk do të zhvillohet në stadiumin “San Siro” të Milanos.

Edhe pse vendimi i parë ishte që kjo finale e Ligës së Kampionëve do të luhet në Milano, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka ndryshuar mendje. Gjithashtu, ky Komitet ka bërë të ditur edhe arsyen e këtij ndryshimi të bujshëm.

“Finalja e UEFA Champions League 2027 nuk do të zhvillohet në stadiumin San Siro për shkak se komuna e Milanos nuk ka garantuar rinovimin e stadiumit. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka hapur sërish procesin e kandidimit dhe vendimin përfundimtar do të merret në periudhën maj/qershor 2025”, thuhet në komunikatën e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.