Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Finalja e madhe po afrohet – të gjitha rrugët dërgojnë në kryeqytet

Gazeta10
23 April 2024 - 19:54

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës do të zhvillohet mes FC Prishtina 01 dhe FC Liqenit këtë javë.

Ndeshja e parë u shty për shkak se FFK mori ketë vendim pasi që presidentja e vendit, Vjosa Osmani shpalli ditë zije.

Tani kjo përballje do të zhvillohet më 24 prill nga ora 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Një ndeshje që sjell përballë dy klubet rivale që u përballën për trofeun edhe vitin e shkuar.

Edhe këtë vit të dy skuadrat kanë lojtarë të jashtëzakonshëm të futsallit në gjirin e tyre dhe pritet të jetë një super ndeshje.

Tashmë e dini, pra këtë të mërkurë të gjitha rrugët dërgojnë në Pallatin e Rinis dhe Sporteve në Prishtinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.