Gazeta10

Finlanda redukton dhënien e vizave turistike për rusët

Finlanda ka njoftuar se do të zvogëlojë numrin e vizave turistike ruse që lëshon me 90 për qind, si shenjë e pakënaqësisë në rritje me luftën në Ukrainë, transmeton Gazeta10.

Vendimi i shpallur sot nga ministri i Punëve të Jashtme Peka Havisto, është i fundit në një seri lëvizjesh të vendit si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Duke folur për gazetarët në Helsinki, Havisto tha se që nga 1 shtatori, vizat turistike ruse do të reduktohen në vetëm 10 për qind të numrit të lëshuar aktualisht.

“Vizat turistike nuk do të ndalen plotësisht, por numri i tyre do të reduktohet ndjeshëm”, tha ai.

“Përparësi do të kenë llojet e tjera të vizave, për vizitat me të afërmit, kontaktet familjare, punën, studimin”, shtoi ai.

Finlanda aktualisht përpunon rreth 1000 aplikime për viza ruse në ditë, sipas shërbimit publik Yle.

Një numër i vogël, por në rritje i anëtarëve të Bashkimit Evropian, kanë bërë thirrje publikisht për një ndalim total të turistëve rusë që të vizitojnë Evropën në përgjigje të luftës.

Anëtarët më të mëdhenj të BE-së, përfshirë Gjermaninë, e kanë rezistuar deri më tani idenë, megjithëse Republika Çeke, e cila mban presidencën e radhës të BE-së, ka premtuar të diskutojë më tej këtë çështje.

Suedia gjithashtu ka lëvizur drejt anëtarësimit dhe aktualisht 20 nga 30 anëtarët e NATO-s kanë miratuar anëtarësimin e dy vendeve.

“Nuk është e drejtë që qytetarët rusë mund të hyjnë në Evropë, në zonën Shengen, të jenë turistë… ndërsa Rusia vret njerëz në Ukrainë. Kjo është e gabuar”, tha dje kryeministrja e Finlandës Sanna Marin./Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë